Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka shkruar në Facebook pasi diaspora ka filluar të votojë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka falënderuar ata për kontributin duke thënë se zemra e tyre rrahë për Kosovën.
Gashi ja thënë se diaspora duhet të zgjedh me mendje e me zemër, për zhvillimin dhe dinjitetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot diaspora jonë ka filluar të votojë.
Nga çdo cep i botës, zemra juaj vazhdon të rrahë për Kosovën.
Faleminderit për dashninë, përkushtimin dhe kujdesin që e tregoni për vendin tonë edhe nga larg. Ju nuk jeni vetëm mbështetje e familjeve tuaja, por edhe forcë e shtetit tonë.
Zgjedhni me mendje.
Zgjedhni me zemër.
Zgjedhni zhvillimin, dinjitetin dhe një Kosovë moderne, të sigurt e europiane.
Për LDK 113
Për Arben Gashi 28
Bashkë për Kosovën që e meritojmë.









