Duke qenë se Juventus është thuajse jashtë Champions League për sezonin e ri, bardhezinjtë pritet të humbasin këtë verë disa nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremen, ka përfunduar në radarin e Manchester United, bëjnë të ditur mediet angleze. Braziliani pëlqehet shumë nga Michael Carrick, i cili mesa duket do të vazhdojë të drejtojë “Djajtë e Kuq” edhe për sezonin e ri.
Bremer është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi rreth 60 milionë euro. Oferta e parë e Manchester United sipas raportimeve nga mediet angleze është rreth 58 milionë euro, shumë afër klauzolës së vendosur nga Juventus.
Pavarësisht se Bremer është lideri i mbrojtjes së tyre, bardhezinjtë do ta kenë shumë të vështirë të mbajnë brazilianin për sezonin e ri, duke qenë jashtë Champions League. Përveç Bremer, do të ketë edhe titullarë të tjerë si Kenan Yildiz apo Andrea Cambiaso, që do të jenë në qendër të merkatos verore.
The post Juventus rrezikon të humbë liderin e mbrojtjes. Vjen oferta 58 milionë euro nga Man. United appeared first on Telesport.









