Deputeti Milaim Zeka, duke komentuar ftesat e fundit nga Gjykata Speciale për intervistim, ka thënë lufta e UÇK’së është e shenjtë dhe se nëse do të dënohej, ajo, njëjtë do të ishte edhe për intervenimin e NATO-s.
Zeka thotë se këtë luftë s’ka nevojë askush ta mbrojë.
Ja postimi i plotë i Zekës:
Te nderuar qytetare te Republikes te Kosoves
Te nderuar shqipetare neper gjithe boten
Luften e UÇK se nuk ka nevoje askush ta mbroje. Ajo ishte lufte e shenjte. Nese ne menyre hipotetike do te denohej lufta e UÇK se, automatikisht do te denohej edhe intervenimi i NATO. Askush ne Gjykaten Speciale nuk ka nevoje me mbrojte UÇK ne, po veten e vet. Akuzat jane individuale. Ato nuk jane te drejtuara ndaje UÇK se.
Prandaj mos i pergjithesoni gjerat. Nuk kemi nevoje te fshihemi e te mbulohemi me petkun e lirise e te UÇK se. Palla nuk me hane per asnje Gjykate ne bote, nese nuk kam ba asgje…!!!