Rrjetet sociale vazhdojnë të jenë arenë e përplasjeve mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Një deklaratë e të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj se “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!”, nxiti sërish reagime.
Deputeti i LVV-së, Salih Zyba e pa këtë si kërcënim të hapur ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht”, ka shkruar Zyba.
E ndaj tij ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. Ai ka shkruar se Zyba e paska identifikuar kush po i rrezikon ushtarët amerikanë e ai qenka Kurti dhe Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Salih Zyba e paska identifikuar kush po i rrezikon ushtarët amerikanë! Ai, sipas Zybës, qenka Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës!
Ramush Haradinaj ka thënë që “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë do të trajtohet si armik i Kosovës”!
A ka shqiptar që nuk pajtohet me këtë?
Salih Zyba – ky tipi që çele guri gojën, pra zëri nuk iu dëgjua rreth komunikimeve të shefes së tij Mimozës me Radojiçiqin – e paska identifikuar Kryeministrin Kurti brenda mesazhit të Ramushit.
– A thua pse?
– Pse Salih Zyba po mendon që Ramushi e kërcënoi Kurtin?
– A po mendon Salih Zyba që Kurti po i kërcënon ushtarët amerikanë a?
– Çka po di Salih Zyba në këtë?
Hajt Salih hajt.
Qekaq din, qekaq po flet!
Por, me këtë çoroditje, ti e implikove Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë në diçka fort të keqe për Kosovën!
Është e qartë që Haradinaj ne statusin e tij, e ka pasur fjalën për strukturat kriminale.
Por, si Zyba e paska parë Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë aty, veç ai duhet ta dijë!
Por, si Zyba e paska parë Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë aty, veç ai duhet ta dijë!