Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale.
Sipas eksploruesve, në fund të kësaj hapësire është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e mëtejshëm të galerisë së shpellës.
Gjatë ekspeditës është konstatuar gjithashtu prania e një numri të madh eshtrash të kafshëve të egra, mes të cilave të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera.
Zbulimi pritet të shërbejë si bazë për ekspedita dhe studime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin nëse shpella vijon më tej, si dhe dokumentimin e vlerave të saj natyrore dhe speleologjike.








