Në prag të gjysmëfinales së Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për “Gazzetta dello Sport”: “Kjo Argjentinë e meriton gjysmëfinalen. Forca e këtij grupi është aftësia për të reaguar pas vështirësive. Është normale të hasësh probleme ndaj kombëtareve gjithnjë e më të përgatitura. Shumë skuadra mbrohen mirë kundër nesh dhe nuk është e lehtë të gjesh zgjidhjen, por kualifikimi është plotësisht i merituar”.
Zanetti vlerësoi edhe Lionel Messin, autor të 8 golave në këtë Botëror: “E prisja të ishte kaq vendimtar. U përgatit duke e ditur se ky ishte Botërori i tij i fundit dhe donte me çdo kusht të mbronte fanellën e vendit tonë. Do të lërë një boshllëk të madh, por edhe një grup të rëndësishëm të rinjsh”.
Për Lautaro Martinez u shpreh: “Lauti është thelbësor për grupin. Më pëlqen si bashkëpunon me Alvarez. Nuk e gjykoj vetëm nga golat, por për gjithçka që jep dhe transmeton. Unë do t’i aktivizoja të dy ndaj Anglisë”.
The post Zanetti: Personalisht do të luaja me Lautaro dhe Alvarez në sulm, ndaj Anglisë appeared first on Telesport.








