Marco Palestra ishte një nga zbulimet e mëdha në sezonin e fundit në Serie A. 21-vjeçari italian bëri një sezon fantastik ku ishte i huazuar nga Atalanta te Cagliari, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha ndaj tij.
Inter është klubi që kryeson garën për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, madje duke rënë dakord prej kohësh për kushtet personale, për një kontratë për pesë vite dhe një rrogë 3 milionë euro në sezon.
Ndërkohë, Corriere dello Sport, zbulon se së fundmi për italianin ka pasur një ofertë konkrete nga Chelsea, por që është refuzuar direkt nga Palestra.
21-vjeçari dëshiron vetëm transferimin tek Inter dhe askund tjetër. Palestra shpreson që Inter të gjejë sa më shpejt gjuhën e përbashkët me klubin që ka kartonin e tij, Atalantën. Klubi bergamask kërkon 55 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Oferta e parë e Interit ka qenë deri në 45 milionë euro.
The post Ylli i Serie A refuzon Chelsea-n, dhe pret Interin që të arrijë marrëveshjen appeared first on Telesport.








