Habit Pique, zbulon pse Spanja ka një shans më shumë për të fituar Kupën e Botës pas zhgënjimit ndaj Cape Verde

Pavarësisht zhgënjimit nga ndeshja e parë, ku Spanja barazoi pa gola ndaj Cape Verde, Gerard Pique mendon se kombëtarja e tij ka të njëjtat shanse për të fituar Botërorin, madje dhe më shumë shanse pas ndeshjes së parë.

“Spanja, me faktin që ka Lamine Yamal dhe Pedri-n në fushë, edhe nëse doli barazim ndeshjen e parë, aspiratat e tyre mbeten të njëjta. Shanset po ashtu, për të mos thënë që tani ka më shumë shanse për të fituar Botërorin”, tha Pique, gjatë një vizite të fundit në Madrid, për arsye biznesi.

Pique e mbështet arsyetimin e tij në faktin, që Spanja do të ketë tani në dispozicion të plotë Lamine Yamal, ndaj shprehet që do të ketë më shumë shanse sesa para ndeshjes së parë.

The post Habit Pique, zbulon pse Spanja ka një shans më shumë për të fituar Kupën e Botës pas zhgënjimit ndaj Cape Verde appeared first on Telesport.