Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar votuesit e tij që e rikthyen në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë Gashi thekson se rezultati i fundit zgjedhor duhet të shërbejë si thirrje për reflektim.
“Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës”, shprehet ai.
Ai thekson se “është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë”.








