Egjipti u kualifikua për në 16 kombëtaret më të mira në Kupën e Botës 2026, pasi eliminoi mbrëmë Australinë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Kualifikimi i “Faraonëve” shënoi një tjetër moment historik në karrierën e Hamza Abdelkarim. Sulmuesi 18-vjeçar i Barcelonës do të jetë një nga vetëm tre lojtarët e rinj që do të garojnë në raundin e 16-të, së bashku me meksikanin Gilberto Mora (17 vjeç) dhe marokenin Ayyoub Bouaddi (18 vjeç).
Pas huazimit tek Al Ahly, Barcelona vendosi të rikthejë në skuadër Hamza Abdelkarim, i cili konsiderohet si një sulmues i ri me të ardhme të madhe. Përballja e radhës e Egjiptit në Botëror, do të jetë ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës.
The post Ylli i ri i Barcelonës shkruan historinë në Kupën e Botës. Përballja e radhës do të jetë ndaj Messit appeared first on Telesport.








