Derdhet qumështi në lumë, fermerët kërkojnë nga ministria të publikohen rezultatet për “Vitën”

Disa fermerë kanë derdhur qumështin në lumë të shtunën në shenjë proteste për mbylljen e qumështores së “Vitës” pas inspektimeve pa paralajmërim nga inspektorët dhe me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.

Fermerët kanë thënë se qumështi që përpunohet nga “Vita” është 100 për qind i Kosovës teksa i kanë bërë thirrje ministrisë që të publikojnë rezultatet me qëllim që të nisë puna në qumështoren “Vita”.

Një tjetër prodhues i qumështit ka bërë thirrje që të mos tallen me fermerët e Kosovës teksa ka nisur të derdhin qumështin në lumë.

“Na vjen kjo kohë që shteti të bëjë atë që nuk është dashur ta bëjë, por jo në këtë mënyrë. Kjo qeveri po shihet se nuk ka dhimbje për asnjë qytetar”, ka thënë ai.

“Kujdes mos luani me popullin, mos luani me bukën e Kosovës”, ka thënë ai.