Matias Soule ka vendosur të largohet nga Roma dhe të transferohet në Arabinë Saudite. Dilema e vetme është se cilin do të zgjedhë mes dy ekipeve të interesuara për të, Al-Ahli dhe Al-Diraiyah.
Të dy klubet arabe janë të gatshme të paguajnë 33-35 milionë euro për argjentinasin dhe një rrogë 12 milionë euro në sezon për të. Pikërisht rroga e ofruar është arsyeja kryesore pse Soule po largohet nga Serie A dhe do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Soule kontriboi me 6 gola dhe 5 asiste në sezonin e fundit te Roma. Duke parë moshën e tij të re dhe pritshmëritë, sigurisht që nuk pritej transferimi në Arabinë Saudite, ndaj dhe mund të quhet një nga lëvizjet surprizë të kësaj merkatoje.
The post Ylli 23-vjeçar braktis kryeqytetin dhe Serie A, vendos të shkojë në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.








