,

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje speciale për qarkullim, kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih – PSK), Aleksandar Jabllanoviq.

Gazeta Express ka siguruar një dokument të MBP’së, nëpërmjet të cilit Jabllanoviqit i lejohet qarkullimi edhe në zonat në karantinë.

“Lejohet qarkullimi hyrje-dalje në të gjitha zonat në karantinë si dhe në zonat tjera gjatë orëve ku është i ndaluar qarkullimi në Republikën e Kosovët për z. Aleksandar Jabllanoviq…”, thuhet në vendim, i shkruar në gjuhën serbe.

“Obligohet Policia e Kosovës për zbatimin e këtij Vendimi”, theksohet në dokument.

Jabllanoviq ishte ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Isa Mustafës, por ishte shkarkuar pas disa deklaratave fyese për nënat e Gjakovës.

Asokohe, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë protesta dhe kishte kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit.

Jabllanoviq dikur ishte pjesë e Listës Serbe, para se të formonte partinë e tij.

Related Posts