John Stones drejt Interit, por zikaltrit janë në mëdyshje për anglezin. Ja arsyeja

Sipas raportimeve të shumta të medieve italiane dhe atyre angleze, përfaqësuesit e John Stones i kanë ofruar Interit lojtarin e tyre. Anglezi ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City, pasi i skadoi kontrata në fund të qershorit.

Një nga klubet që është përfolur së fundmi për të ardhmen e Stones është edhe Interi. Megjithatë, zikaltrit janë në dyshime për transferimin e anglezit për dy arsye.

Së pari, Inter është në kërkim të një mbrojtësi të ri, pasi i thanë lamtumirë Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi në fund të kontratave të tyre.

Një alternativa shumë e mirë duket se është Trevoh Chalobah, për të cilin Chelsea kërkon 30 milionë euro. Për 26-vjeçarin anglez ka interes konkret edhe nga Como.

Dyshimi i dytë në lidhje me John Stones qëndron me pagën e tij. Anglezi ka një faturë mjaft të kripur për nivelin e Serie A dhe tek Inter nuk janë të sigurt nëse forma e tij do ta justifikojë pagën apo jo.

Përveç Interit, për John Stones ka interes edhe nga Juventus, Milan dhe Napoli.

The post John Stones drejt Interit, por zikaltrit janë në mëdyshje për anglezin. Ja arsyeja appeared first on Telesport.