Xabi Alonso do të nisë zyrtarisht nga puna te Chelsea më 1 korrik, por trajneri bask ka filluar që tani të piketojë ndryshimet e para. Mediet angleze zbulojnë se Alonso ka kërkuar një përforcim për repartin e mesfushës dhe ka zgjedhur Antonio Blanco.
25-vjeçari ka bërë një sezon fantastik tek Alaves, duke zgjuar interesin e shumë klubeve ndaj tij. Leximi i tij taktik, aftësia për të balancuar ekipin dhe aftësitë organizative, janë cilësi që Blanco i ka demonstruar më së miri këtë sezon në La Liga.
Xabi Alonso ka zgjedhur për mesfushën, një lojtar punëtor dhe jo një yll mediatik siç ndodh rëndomtë. Vlera e tij në treg është 10 milionë euro, një shifër që nuk e tregon realisht kapacitetin e tij si lojtar.
Por, fakti që e ndjekin disa klube dhe e kërkon një trajner si Xabi Alonso, do të thotë shumë për të.
The post Xabi Alonso hedh sytë nga La Liga për të përforcuar mesfushën. Transferimi i parë mund të kushtojë vetëm 10 mln euro appeared first on Telesport.









