Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, do të mbajë konferencë përpara Prokurorisë Speciale.
Konferenca është ftuar në orën 10:00.
“Ju njoftojmë se sot, me fillim nga ora 10:00, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, do të mbajmë një konferencë për media.
Ju ftojmë ta ndiqni konferencën” thuhet në njoftimin e qendrës së LVV-së në Prishtinë.
Arsyet e konferencës nuk janë bërë të ditura.








