Dardan Krasniqi i AAK-së në ”Click” të RTV21 ka kritikuar deklaratat dhe qasjet që, sipas tij, kanë të bëjnë me figurën e Josip Broz Titos, duke thënë se nuk është problem bindja që njerëzit kanë pasur në të kaluarën, por përpjekjet për ta rikthyer apo lartësuar atë figurë në ditët e sotme.
“Pse vjen puna me e thënë këtë? Pse vjen puna me kuptu qartë se sa ka qenë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në këtë vend,, titistëve nuk është kurgjo çështja pse njerëzit e kanë pasur bindjen e Titos. Për mua ka të keqe kur njerëzit dalin në studio që Albin Kurti herë thotë jam i filozofisë së Ukshin Hotit, herë thotë nxënës i Adem Jasharit, herë thotë jam dhënësi i UÇK-së, e mbrapa vetes ka njerëz që marrin para nga buxheti i këtij vendi për ta lartësuar jetën, figurën dhe sistemin e Titos. Për besë, sot degjenrim më të madh nuk ka në këtë vend”, deklaroi Krasniqi.








