Gjatë aktivitetit të “Wall Street Journal Sports Event”, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, foli për projektin kuqezi dhe rolin e Zlatan Ibrahimovic: “Ne i lëmë faktet të flasin. Zlatan ka qenë këtu 40 ditët e fundit dhe, që nga fundi i sezonit, kemi bërë punën e 6 muajve. Po përpiqemi të rivendosim kulturën e klubit.
Këtë vit Zlatani më pyeti: Çfarë përfaqësojmë? Nuk dija si t’i përgjigjesha, sepse nuk përfaqësojmë asgjë. Kur morëm Milanin, klubi sapo kishte fituar titullin. Pas Berlusconit pati vështirësi, kaloi te kinezët që falimentuan, më pas tek Elliott dhe në fund e blemë ne.
Edhe fakti që Italia humbi Botërorin e tretë radhazi lidhet me këtë rënie. Kur prezantuam Amorim i thashë se duam të luajmë për të fituar, jo për të mos humbur. Anglia, pasi kaloi në avantazh ndaj Argjentinës, u mbrojt me 5-3-2 dhe luajti për të mos humbur. Ky është dështim”.
Për Ibrahimovic shtoi: “Zlatani punon për RedBird, jo për Milanin. Ai është një talent i rrallë. I thashë se doja ta ndihmoja të kalonte nga futbolli te biznesi. Ai m’u përgjigj: Gerry, duhet të dish vetëm një gjë për mua: Zlatani do të jetë gjithmonë Zlatan, mos u përpiq të më kontrollosh. Mendova se ishte fantastike”.
The post “Ibra nuk punon për Milanin, pas Argjentinë-Angli i dërgova një mesazh Amorimit…” appeared first on Telesport.








