“Duhet t’i menaxhojmë ndeshjet më mirë, nuk mund të fitojmë gjithnjë duke pësuar 4 gola”

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, pas fitores 6-4 ndaj Western Sydney Wanderers, ka deklaruar se skuadra londineze duhet të jetë më e saktë në menaxhimin e situatave që krijohen gjatë ndeshjes. Ai nuk e ka mirëpritur mirë faktin se ekipi pësoi 4 gola.

Ka qenë një miqësore shumë e dobishme nga e cila mund të mësojmë shumë sot. Pati momente kur po përpiqeshim të gjenim zgjidhje dhe kishim nevojë për këtë. Ana pozitive është se i korrigjuam, por pati momente kur menaxhimi i lojës është diçka nga e cila mund të mësojmë”, tha Alonso.

Më tej, trajneri spanjoll i Chelsea komentoi: “Kur ata po bënin presion kaq të lartë, ishte e vështirë të gjeje zgjidhjen nga brenda, të kishe një kuptim të ndryshëm të asaj që po ndodhte dhe të bëje ato ndryshime në lojë”.

“Është diçka që do të ndodhë shpesh në të gjitha ndeshjet dhe sa më shumë situata të kemi vështirësi dhe të gjejmë zgjidhje, aq më i mirë do të jemi. Për këtë, mendoj se kjo miqësore do të jetë e dobishme për të ardhmen, si dhe për minutat e të gjithëve“, tha Alonso.

The post “Duhet t’i menaxhojmë ndeshjet më mirë, nuk mund të fitojmë gjithnjë duke pësuar 4 gola” appeared first on Telesport.