Vushtrriasi gjen letër me numra partie në kabinën e votimit

Një qytetar që ushtroi të drejtën e votës në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ka shprehur shqetësimin se në kabinën e votimit është lënë një letër që sipas tij, orienton votuesit kë të votojnë.

Ai tha për Klan Kosova se letrën me numrin e një subjekti politik dhe disa numra, e kanë gjetur edhe familjarët e tij, që kanë votuar po aty.

Megjithatë, kryetari i KKZ-së në Vushtrri, konfirmoi për Klan Kosova, se letra është harruar nga një qytetar, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, kjo nuk mund të quhet parregullsi e as ankesë, edhe pse komisionerët e kanë për obligim që kabinat e votimit t’i kontrollojnë pasi të lirohen nga secili votues.  /Klankosova.tv