Faton Peci, kryetari i Komunës së Mitrovicës, ka reaguar pas publikimit të sondazheve të para për zgjedhjet e jashtëzakonshme të qershorit.
Përmes një reagimi në Facebook, Peci ka shkruar “ju e dini çka bajnë me Exit Polle”, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.
“Ju e dini çka bajnë me Exit Polle. Shumë mirë që Dukagjini s’paska bërë hiq. E din virani çka e pret nga ato të kaluarat”, thuhet në postimin e tij.
Sipas EXIT POLL-eve, Lëvizja Vetëvendosje ka rreth 42 për qind të votave.








