KQZ tregon se kur do të dalin rezultatet preliminare

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit do të dalin deri në orën 22:00.

Në një konferencë për media ai ka konfirmuar se ka dalje më të ulët në votime.

“713 mijë e 562 votues ose 36.41 për qind, ndërkaq deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e 28 dhjetor kishin votuar 44.99 për qind”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka paralajmëruar se rezultatet preliminare mund të dalin nga ora 21:30 deri në orën 22:00.