Vritet një person në Skenderaj

Një person është vrarë sot pasdite në Skenderaj. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sala e Hamit Jashari’ në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka theksuar Zahiti.

Ai tutje ka thënë se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personi të dyshuar për këtë vrasje.