Guvernatori Ismaili mirëpritet në Zyrën e Asistencës Teknike të Thesarit të SHBA-së gjatë Takimeve Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Guvernatori Ismaili mirëpritet në Zyrën e Asistencës Teknike të Thesarit të SHBA-së gjatë Takimeve Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së.

Takimi riafirmoi partneritetin e fortë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Departamentit të Thesarit të SHBA-së, si në kuadër të projektit aktual, ashtu edhe në mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike, sipas Planit Strategjik, siç janë lufta kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes (PP/FT/FP) dhe zhvillimi i infrastrukturës për tregun e kapitalit. Kjo përfshin edhe mbështetjen e punës fillestare për infrastrukturën më të gjerë të tregut të kapitalit dhe kornizat e nevojshme operacionale.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Thesarit të SHBA-së ndaj BQK-së, duke vlerësuar lart vazhdimin e aktiviteteve që mbështesin asistencën teknike. Gjithashtu, ai vlerësoi lart rolin e rëndësishëm të Departamentit të Thesarit të SHBA-së në fuqizimin e funksioneve kryesore dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së. Gjithashtu, Guvernatori Ismaili riafirmoi angazhimin e BQK-së për të avancuar partneritetin e ngushtë me Thesarin e SHBA-së në fusha me interes strategjik të përbashkët.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Zyrës së Asistencës Teknike të Thesarit Amerikan konfirmuan gatishmërinë e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin në kuadër të programit të ri të asistencës teknike në fushën  kundër PP/FT/FP, si dhe për të eksploruar një projekt të mundshëm për avancimin e infrastrukturës teknike për zhvillimin e tregut të kapitalit.