Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, ka marrë pjesë sot në tubimin zgjedhor të degës së LDK-së në Bavari të Gjermanisë, ku, sipas tij, morën pjesë qindra bashkatdhetarë.
Përmes një postimi publik, Shehu ka shprehur mirënjohjen për pritjen dhe organizimin e tubimit, duke vlerësuar angazhimin e mërgatës kosovare në mbështetje të LDK-së.
“Sot kam marrë pjesë në tubimin zgjedhor të degës së LDK-së në Bavari të Gjermanisë. Faleminderit pafund për mirëpritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm ku ishin prezent me qindra pjesëmarrës”, ka shkruar ai.
Shehu ka theksuar se mërgata e Kosovës është e bashkuar dhe e vendosur për të vulosur fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke nënvizuar rolin e saj në proceset e rëndësishme për vendin.
Ai ka deklaruar se më 7 qershor do të dëshmohet edhe një herë rëndësia e mërgatës në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës.
“Sikurse qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira, mërgata do të qëndrojë pranë Kosovës edhe më 7 qershor, të bashkuar, me besim dhe me përgjegjësi”, ka theksuar Shehu.








