Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit të Shqipërisë, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjën Nr.15, në Spitallë, ku shtetasin D.L.17 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, shkruan Top Channel.
16-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 17-vjeçarin D.L. si autor të dyshuar të ngjarjes.