Policia po kërkon një burrë i cili e maskoi veten si një postier për të qëlluar një grua me një hark shigjetarësh, shkruan Insajderi.
Në përpjekje për të marrë ndihmën e publikut, policia publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë në kanalin e tyre në Youtube.
I dyshuarit u pa duke pritur tek dera me një kuti në dorën e majtë, kurse në dorën e tij të djathtë dyshohet se ka qenë duke e mbajtur shigjetën e harkut.
Pasi kishte shkëmbyer disa fjalë me gruan, ai e qëlloi atë me shigjetë duke i shkaktuar asaj dëmtime te rënda.
Sipas raportit të policisë, personi ende i paidentifikuar kishte për qëllim që ta mbyste viktimën, pasi shigjetat e tilla përdoreshin më së shumti në gjueti për të vrarë kafshë të mëdha me një gjuajtje.
Një zëvendës i policisë kishte treguar se dëmtimet ishin shumë serioze duke i prekur organet e brendshme të viktimës, dhe se ajo do të jetë në një fazë rikuperuese për tërë jetën.
Policia gjithashtu shtoi se i dyshuari ishte veshur me rroba të errëta, mirëpo për shkak të rrezeve infra të kuqe ato duken më të bardha.
Ata po kërkojnë ndihmën e publikut që t’i ndihmojë të identifikoj personin sa më shpejtë./Insajderi.com