Menu Close

Votohet me 90 vota shmangia procedurale për ligjin për Gjykatën Specialen, LDK nuk voton

Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes shtroi mocion procedural për shmangie procedurale për shqyrtim në lexim të parë për ligjin për Gjykatën Speciale.

Shmangia u realizua me 90 vota për, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votoi.

“Pika e parë e rendit të ditës për plotësim ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar,” tha Albulena Haxhiu.

“Parashtrojmë mocion procedural për shmangie procedurale, për shqyrtimin e projektligjit për Specialen. Propozojmë që shqyrtimi i parë i këtij projektligji të bëhet në seancën e jashtëzakonshme të VV-së, si propozim i VV-së për shkak të rëndësisë që ka ky projektligj. Që të bëhet shqyrtimi në lexim të parë,” tha Arbërie Nagavci./nacionale

Related Posts