Vinicius po shkëlqen, Ancelotti: Lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë

Vinicius Junior, i cili shpesh ka qenë më pak vendimtar me fanellën e Brazilit në vitet e fundit, po shkëlqen në Botërorin 2026. Sulmuesi 25-vjeçar, me 52 paraqitje dhe 13 gola te Seleçao, realizoi dopietë në fitoren 3-0 ndaj Skocisë.

Trajneri i tij Carlo Ancelotti e vlerësoi lart para mediave: “Është kënaqësi ta shohësh të shkëlqejë kështu, por nuk kam pasur kurrë dyshime mbi aftësinë e tij për të lënë gjurmë në këtë Botëror. Për të është nder të luajë me kombëtaren.

Është në formë të jashtëzakonshme, madje shënoi edhe me kokë, çka është shumë e rrallë për të. Nuk jam unë që e zbuloj Vinicius. Për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një nga më të mirët në botë”. Në këtë Botëror, deri tani, Vinicius ka 4 gola dhe 1 asist.

The post Vinicius po shkëlqen, Ancelotti: Lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë appeared first on Telesport.