Taulant Balla: Nuk ka dyshime se Dritan Goxhaj punon për Iranin

Taulant Balla në deklaratën për mediat tha se nuk ka asnjë dyshim se Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian.

“Nuk ka asnjë dyshim që Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian. Nuk arrestoj askënd. Arrestimet në demokraci i bën prokuroria. Një person që e quan presidentin amerikan terrorist, që i quan SHBA-të terroriste, mbron Iranin dhe sulmon SHBA, është një person që ka lidhje me agjenturën iraniane”, tha Balla.