Sipas burimeve nga indykaila News, por edhe nga shumë medie të tjera spanjolle dhe braziliane, Vinicius Junior ka refuzuar të rinovojë kontratën me Real Madridin, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.
Madje, sipas këtyre burimeve, Vinicius Junior ka zgjedhur ekipin e tij të ardhshëm që do të jetë Man. City. Braziliani është gati të nisë një aventurë të re në Premier League dhe sigurisht që do të jetë ylli kryesor i projektit të ri të “Qytetarëve”, me në krye Enzo Maresca-n.
Man. City duket se është shumë i vendosur për të siguruar Vinicius Junior brenda këtij afati kalimtar të merkatos. Sigurisht që bisedimet nuk do të jenë aspak të lehta mes palëve, sigurisht që ato do të zgjasin shumë, ndoshta deri në momentin e fundit të afatit të merkatos verore, por te Man. City janë të bindur për transferimin me patjetër të anësorit brazilian.
The post Vinicius Junior refuzon të rinovojë me Real Madrid dhe zgjedh ekipin e ri appeared first on Telesport.







