Pas zyrtarizimit të Denzel Dumfries te Real Madrid për 20 milionë euro, Inter ka filluar nga puna për të afruar një mbrojtës të djathtë për të zëvendësuar në mënyrë të denjë holandezin. Dëshira parësore e zikaltërve është Marco Palestra, për të cilin Atalanta kërkon 55 milionë euro, duke rritur së fundmi pretendimet ndaj tij. Inter ofron deri në 45 milionë euro.
Duke qenë se marrëveshja për mbrojtësin e djathtë italian duket e ndërlikuar, Inter po shqyrton edhe një alternativë tjetër. Zikaltrit po ndjekin mbrojtësin e djathtë të Chelsea-s, Malo Gusto.
23-vjeçari ka pasur një sezon të mirë në aspektin personal, ku ka kontribuar dhe me 3 gola dhe 5 asiste. Ai është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2030. Vlera e Malo Gusto në treg është 35 milionë euro, por marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet për më pak.
Francezi nuk është një nga lojtarët në listën e pashitshme të Xabi Alonso, ndaj largimi i tij nga Chelsea nuk është se shihet si diçka e jashtëzakonshme.
The post Palestra është i vështirë për t’u arritur, Inter gjen zëvendësuesin e Dumfries te Chelsea appeared first on Telesport.






