Menu Close

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

Policia ka njoftuar se mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy ankues meshkuj kosovarë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në depon e armëve dhe kanë vjedhur më shumë se 100 armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar.

Related Posts