Menu Close

Kurti dhe U.D kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kanë pranuar draftin e parë të ligjit për Specialen

“Ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit”

Një ditë më herët, e paralajmëroi.

E të martën, televizioni merr vesh që drafti i parë për Ligjin e Dhomave të Specializuara është pranuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Burime të televizonit kanë treguar se baza e tij është ligji paraprak.

“Tashmë mund ta konfirmoj se dje, KM Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kanë pranuar draftin e parë të nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara, të harmonizuar nga ekspertët. Baza e këtij projektligji është ligji që Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në të dyja leximet në tetor, me ndërhyrjet e nevojshme për të forcuar qëndrueshmërinë e tij juridike. Brenda kësaj jave, kjo nismë të re ligjore do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo nismë gëzon mbështetje të gjerë politike dhe tashmë ka marrë karakter shtetëror”, kanë bërë të ditur burimet e Tëvë1.

Por, brenda nismës së re ligjore do të ketë edhe disa ndryshime të rëndësishme.

“Natyrisht, do të ketë ndryshime në raport me tekstin paraprak, por thelbi dhe qëllimi i ligjit mbetën të njëjtë: mbrojtja e të drejtave të çlirimtarëve tanë, garantimi i një procesi gjyqësor të drejtë e të barabartë, transparenca, llogaridhënia dhe mbikëqyrja. Ne duam një ligj juridikisht të qëndrueshëm, institucionalisht të zbatueshëm dhe që prodhon efekte konkrete”, kanë thënë tutje burimet e Tëvë1.

Kjo nismë, me nënshkrimin e gjashtë deputetëve pritet të i dorëzohet kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu për procedim.

E pastaj, sipas procedurave Haxhiu të përcjellë për opinionin të njëjtin në Qeverinë e Kosovës.

Brenda afateve ligjore, pas analizave Qeveria e do ta rikthej në Kuvendin e Kosovës për votim në lexim të parë.

Pas votimit në lexim të parë, në kuadër të punës së komisioneve parlamentare, do të hapen konsultimet me partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht me Bashkimin Evropian, ku do të shqyrtohen rekomandimet dhe propozimet konkrete.

Televizioni merr vesh se i gjithë procesi me miratimin e ndryshimeve ligjore në të dyja leximet pritet të zgjasë më pak se një muaj.

Gjithashtu, Tëvë1 ka mësuarse krahas me nismën ligjore që pritet të procedohet këtë javë, do të dorëzohet edhe strategjia shtetërore për mbrojtjen në apel.

Related Posts