Në 24 orët e fundit, skena apokaliptike janë regjistruar në qytetin Harbin, në Kinën verilindore, pasi një stuhi e fuqishme rëre goditi rajonin.
Pamjet që përmbytën mediat sociale treguan një një mur të madh pluhuri që ngrihej mbi qytet, duke errësuar pamjen dhe duke e kthyer ditën në muzg.
Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike lokale, stuhia u shoqërua nga erëra të forta, shpërthimet e të cilave arritën shpejtësi deri në 127 km/orë.
Siç raporton CNN, stuhia shkaktoi probleme të shumta në infrastrukturë, përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike.
Wall Of Dust Engulfs Chinese City
A strong storm swept through the northeastern Chinese city of Harbin, bringing wind gusts and a wall of dust that darkened skies. pic.twitter.com/ahlYdeWZ1J
— The Epoch Times (@EpochTimes) June 2, 2026









