Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzkonshëm, e ka cilësuar si të gabuar nismën, meqë sipas tij LDK ka rezultat më të mirë.
Sipas Abdixhikut, s’ka logjikë që të vazhdohet me kryetarin e njëjtë kur rezultati është më i keq, derisa tani që LDK ka dalë më mirë në zgjedhje, të kërkohet rrëzimi i tij.
“Me cilën logjikë vazhdohet me rezultat më të keq, e rrëzohet me rezutlat të mirë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai tutje ka thënë se të drejtë për të premtuar vendin e parë ka secili, edhe ata që e kanë çuar LDK’në në rekord të dobët historik, edhe ata që e kanë vendosur në vendin e tretë e edhe ata që gjatë zgjedhjeve vëzhgojnë e pas zgjedhjeve zgjohen.
“Të drejtën për ta premtuar vendin e parë ka secili, edhe ata që na vendosen në rekorde më të ulëta historike, edhe ata që na vendosen në vendin e tretë, edhe ata që gjatë zgjedhjeve vëzhgojnë e pas zgjedhjeve zgjohen”, ka thënë Abdixhiku.








