Mësohet formacioni zyrtar i Dinamos ndaj Aluminij dhe kundërshtari në raundin e radhës

Dinamo do të kërkojë sonte kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues në Conference League. “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja do të presin në “Elbasan Arena”, sllovenët e Aluminij.

Ndeshja e parë në Slloveni është mbyllur në barazim 1-1. Dinamo e nis sonte me këtë formacion zyrtar: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca; Ayodeji, Manellari, Qardaku; Vila, Qefalija, Berisha

Në rast fitoreje sot, Dinamo do të përballet në raundin e tretë kualifikues në Conference League me letonezët e Auda, të cilët mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 7-3 rumunët e Steaua Bukuresht.

The post Mësohet formacioni zyrtar i Dinamos ndaj Aluminij dhe kundërshtari në raundin e radhës appeared first on Telesport.