Lamine Yamal ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e vështirë të Spanjës 2-1 ndaj Belgjikës, ndërsa vëllai i tij, tashmë një personazh më vete, Keyne Lamal, është bërë sërish viral me festimin e tij të veçantë, pas golit të dytë të shënuar nga Mikel Merino.
Momenti epik nuk mund të mos kapej nga kamerat e DAZN dhe sigurisht që u bë viral. I gjithë momenti ishte aq i bukur, sa vetë Lamine Yamal shikoi drejt tribunave nga fusha dhe kur pa vëllain e tij nuk mundi të përmbante dot as ai të qeshurën.
Nuk është hera e parë që Keyne Lamal bëhet viral me festimet e tij të veçanta. Të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Austrisë.
The post Vëllai i Lamine Yamal bëhet viral me festën e tij të veçantë pas golit të dytë të Spanjës (video) appeared first on Telesport.







