Lamine Yamal “kërcënon” Francën: Nëse ka një ekip që ata e kanë frikë…

Pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi në fitoren e Spanjës 2-1 ndaj Belgjikës, Lamine Yamal u zgjodh MVP i ndeshjes. Në përfundim të takimit, Yamal foli për momentin që Spanja pësoi golin e parë në këtë Botëror si dhe sigurisht për përballjen ndaj Francës në gjysmëfinale.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale dhe tani duam të shkojmë në finale. Mund të duket sikur nuk luajmë futboll shumë tërheqës, por askush nuk mund të na sfidojë vërtet; të gjithë tërhiqen, por në fund ka rëndësi që ne fitojmë”, tha Yamal.

Yamal nuk mund të mos pyetej për gjysmëfinalen ndaj Francës. “Nëse Franca ka një ekip që e ka frikë, ai ekip jemi. Ne jemi ata që i eliminuam në Euro 2024. Spanja dhe Franca janë dy ekipet më të mira në botë, por nuk i kemi frikë”, shtoi Yamal.

The post Lamine Yamal “kërcënon” Francën: Nëse ka një ekip që ata e kanë frikë… appeared first on Telesport.