Vedat Muriqi drejt “Olimpit” në La Liga. “Pirati”, vetëm dy gola larg Mbappé

Ka kohë që gara për golashënuesin më të mirë të La Liga-s është mes dyshes Kylian Mbappé dhe Vedat Muriqi. Me francezin e Real Madridit të dëmtuar dhe jashtë ritmit, sulmuesi dardan i Mallorca nuk ka munguar së shënuari gola.

Në ndeshjen e fundit, kapiteni i Kosovës shënoi në shtesë ndaj Villarreal për të barazuar ndeshjen në pjesën e parë dhe tani është vetëm 2 gola pas Mbappe, i cili nuk luajti në “El Clásico” ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Deri në fund të kampionatit spanjoll kanë mbetur edhe 3 ndeshje: Mallorca viziton Getafe dhe Levante, si dhe pret Real Oviedo. Mbappé pritet të rikthehet ndaj Oviedo, Sevilla dhe Athletic Club.

Pas tyre, në listën e golashënuesve të La Liga-s, janë Budimir (17), Ferran dhe Lamine (16), Oyarzabal dhe Vinicius (15). Ndërkohë, Joan García kalon Thibaut Courtois si portieri më i mirë me koeficient.

1ª División

var divElement = document.getElementById(‘viz1778564531060’); var vizElement = divElement.getElementsByTagName(‘object’)[0]; if ( divElement.offsetWidth > 800 ) { vizElement.style.minWidth=”320px”;vizElement.style.maxWidth=”660px”;vizElement.style.width=”100%”;vizElement.style.height=”2827px”;} else if ( divElement.offsetWidth > 500 ) { vizElement.style.minWidth=”320px”;vizElement.style.maxWidth=”660px”;vizElement.style.width=”100%”;vizElement.style.height=”2827px”;} else { vizElement.style.width=”100%”;vizElement.style.height=”2027px”;} var scriptElement = document.createElement(‘script’); scriptElement.src=”https://public.tableau.com/javascripts/api/viz_v1.js”; vizElement.parentNode.insertBefore(scriptElement, vizElement);

The post Vedat Muriqi drejt “Olimpit” në La Liga. “Pirati”, vetëm dy gola larg Mbappé appeared first on Telesport.