Mourinho vendos kushte për rikthimin te Real Madridi: Dua kontroll mbi merkaton dhe zero ndërhyrje

José Mourinho ka vendosur dy kushte të qarta për të marrë drejtimin e Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle. Trajneri portugez kërkon të ketë rol aktiv në merkato, jo për emra konkretë, por për pozicionet që skuadra duhet të përforcojë. Kushti i dytë lidhet me autonominë totale në menaxhimin e grupit, pa ndërhyrje nga drejtuesit apo figura të tjera të klubit.

Sipas “AS”, Mourinho dëshiron që çdo sektor në klub të ketë përgjegjësitë e veta, ndërsa ai të ketë kontroll të plotë mbi dhomën e zhveshjes dhe aspektin teknik. Portugezi beson se kjo është mënyra e vetme për ta rikthyer disiplinën dhe kompetivitetin te madrilenët pas një sezoni me shumë tensione dhe luhatje.

Mourinho, që drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri më 2013, fitoi një La Liga me rekord pikësh (100), një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanjolle, duke mbetur një nga trajnerët më të diskutuar në historinë moderne të klubit.

 

The post Mourinho vendos kushte për rikthimin te Real Madridi: Dua kontroll mbi merkaton dhe zero ndërhyrje appeared first on Telesport.