Një person rreth 20 vjeç ka humbur jetën pasi një kran u shemb të martën në një vendpunishte pranë rrugës A në Prishtinë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, duke bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nga incidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Rrethanat e shembjes së kranit janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.








