Vendimi i Mike Maignan për të fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram ka shkaktuar një lloj frike te tifozët e Milanit, por jo te drejtuesit e klubit kuqezi.
Mediet italiane zbulojnë se Ruben Amorim dhe Gerry Cardinale i dërguan më shumë se një mesazh me tekst Mike Maignan këtë verë për të përsëritur besimin e tyre të plotë tek ai përpara sezonit të ardhshëm. Portieri francez nuk ka bërë ndonjë kërkesë të veçantë dhe end enuk dihet arsyeja pse ka fshirë të gjitha postimet në rrjetin e tij social, Instagram.
Pavarësisht frikës te tifozët, drejtuesit e klubit llogarisin shërbimet e francezit për sezonin e ri dhe e presin atë të kthehet në bazë në mes të gushtit.
The post Nga fshirja e të gjitha postimeve që e lidhin me Milanin te mesazhet e Amorim dhe Cardinale. Çfarë po ndodh me Mike Maignan? appeared first on Telesport.








