Vdes një kosovar në Velipojë, pësoi arrest kardiak

Një shtetas i Kosovës ka vdekur teksa ndodhej në plazhin e Velipojës, shkaku i një arresti kardiak.

Viktima ishte i moshës 82-vjeçar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.