Vjehrra rrah renë në Lipjan, viktima shkon te familja e saj

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i dhunës në familje mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, konkretisht resë së saj.

“E dyshuara është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti është nën hetime”, thotë PK.