Ousmane Dembélé feston një tjetër titull me PSG. Sulmuesi francez, pas fitores 2-0 kundër Lens, që i lejoi parisienëve të siguronin titullin e tyre të pestë radhazi, theksoi mentalitetin e ekipit dhe nevojën për të mbetur të përqendruar pavarësisht se tashmë e kishin titullin në xhep.
“Ne donim ta fitonim këtë ndeshje edhe pse ishim pothuajse të sigurtë për titullin. Mbi të gjitha, duhet të përgatitemi për finalen e 30 majit. Ishte e rëndësishme të luanim një ndeshje serioze”, tha Dembele.
Më tej, sulmuesi francez komentoi: “Kemi ende një ndeshje tjetër të dielën dhe pastaj do të festojmë sepse jemi kampionë. Do ta shijojmë momentin, por pa e tepruar, sepse do të luajmë përsëri pas disa ditësh. Pak festim, po, por duke qëndruar të përqendruar”.
Sulmuesi francez më pas e zhvendosi fokusin te qëllimet e ekipit, duke ulur ambiciet e tij individuale dhe ëndrrën për një Top të Artë të dytë: “Çmimet personale vijnë më vonë. Nëse vijnë, mirë; nëse jo, është mirë gjithashtu. Gjëja më e rëndësishme janë trofetë e ekipit.”
Një moment sportiviteti i shkëlqyer me duartrokitjet e tifozëve të Lens ndërsa ai largohej nga fusha, një gjest që Dembélé e ktheu me respekt: ”Ishte kënaqësi të luaja para një tifozerie të tillë, është diçka e veçantë. I uroj Lens fat të mbarë në finalen e Kupës së Francës.”
The post Dembele: Tani do të festojmë pak, por duhet të qëndrojmë të fokusuar te finalja e Champions appeared first on Telesport.









