Vdes në moshën 24 vjeçare aktivistja e Vetëvendosjes
Ka vdekur në moshë të re një aktiviste e vetëvendosjes nga qyteti i Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook aktivistja tjetër nga Gjakova Mimoza Shala.
Sipas saj, Nita Rexha ka vdekur pas një aksidenti të rëndë.
“Pas një aksidenti të rende, vdiq Nita Rexha në moshën 24 vjeçare. Nita ishte edhe aktiviste e Levizjes VETËVENDOSJE! Varrimi bëhet sot në ora 17:00”, ka shkruar shkurt Shala në faqen e saj në Facebook.