Lagjja Nuhaj është mbuluar nga zija pas një aksidenti tragjik, ku humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.
Banorët e lagjes kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e rëndë, duke thënë se kjo ngjarje ka lënë zemrat e tyre të thyera.
Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar
Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në postimin e një bashkëfshatari të viktimave, transmeton Klankosova.tv.
Ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerëve, duke lutur që Zoti t’i mëshirojë dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë pikëllim.
Mediat gjermane: Tre të vdekur në një aksident të tmerrshëm në Nittendorf
Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe”, thuhet më tej në mesazhin e banorëve të lagjes Nuhaj.








