Bie çmimi i naftës, sa kushton litri sot?

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e premte.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi i naftës (dieselit) do të jetë 1.66 euro për litër, që i bie 6 centë më pak se të enjten, ndërsa benzina do të kushtojë 1.42 euro për litër, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për periudhën e përcaktuar nga MINT.