UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s me një deklaratë të ashpër: Kemi humbur besimin tek Infantino

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s, me Gianni Infantinon në qendër të polemikave, vazhdon të thellohet. Deklarata e publikuar së fundmi nga FIFA nuk ka ndryshuar qëndrimin e UEFA-s, e drejtuar nga Aleksander Čeferin, e cila mbetet e vendosur të bojkotojë kompeticionet e FIFA-s. Edhe pse FIFA pranoi gabimin lidhur me projektin për privatizimin e Kupës së Botës, ajo riafirmoi “mbështetjen e plotë” për Infantinon.

“Deklarata e FIFA-s nuk ndryshon asgjë, – theksoi UEFA. – Federatat anëtare të UEFA-s kanë qenë shumë të qarta për kushtet që lidhen me mospjesëmarrjen në kompeticionet e FIFA-s. Së pari, propozimet për privatizimin e garave kryesore duhej të tërhiqeshin. Së dyti, duhej të garantohej që përpjekje të tilla për të deformuar futbollin të mos përsëriteshin më kurrë. Këto kushte nuk janë përmbushur”.

UEFA shtoi gjithashtu: “Në deklaratën tonë të së shtunës e bëmë të qartë se kemi humbur besimin te presidenca e Gianni Infantinos. Ky qëndrim mbetet i pandryshuar. Njoftimi i djeshëm, sipas të cilit disa persona të punësuar nga presidenti i FIFA-s (karriera e të cilëve varet nga mbështetja e tij) janë dakord me të, nuk ndryshon asgjë”.

al”>Telesport.